Haradinaj, Edi Rama ka ofenduar të gjithë shqiptarët me padinë kundër meje

Advertisment

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ofenduar të gjithë shqiptarët me padinë e tij.

Kështu deklaroi dje ai për emisionin Tempora, ku ndër të tjera tha se me këtë veprim Rama nuk e ka dëmtuar Kosovën, por e ka ofenduar.

Reklame

“Padia që Rama ka bërë ndaj meje nuk e ka dëmtuar Kosovën në këtë rast. Por mendoj që është ofendim ndaj shqiptarëve në plan kombëtar. Është veprim jo i duhur. Kosova ka arritur të lexojë zotin Rama, nuk e shohin si një shtetar ose një burrështetas. Kjo është përshtypja nga një numër i madh njerëzish”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj ka shtuar se nuk e ka tepruar me deklaratat e tij kundër Edi Ramës.

“Jam i gatshëm për këto sfida. Mendoj se nuk e kam tepruar, por e kam kursyer. Jo atë, por kombin shqiptar”, tha Haradinaj.