Haradinaj ju bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni të Veriut që të bëhen bashkë

Advertisment

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut.

“Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet, në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Reklame

“Edhe njëherë, ju bëj thirrje liderëve shqiptarë që për hir të votuesve të tyre, të bashkohen për qeverisjen e vendit”.