Haradinaj: O Popull, shikoni çka është reciprociteti i Albin Kurtit

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si mashtrues.

“O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit.

Reklame

Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%!

Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë! Sot produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës.

Ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.