Haradinaj për Rastin Kumanova: Do të kërkojmë djemtë tanë të vuajnë d.ënimin në Kosovë

36
#

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, sonte është takuar me familjarët e të bu.rgosurve të rastit të Kumanovës, të b.urgosur që po vuajnë dë.nimin në bu.rgjet e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Takova sonte, në shenjë kujdesi për djemtë tanë, familjarët e të b.urgosurve të rastit Kumanova. Do të vazhdojmë të jemi pranë familjeve të tyre, në pritje që drejtësia në Maqedoninë e Veriut, të bëjë zbardhjen e plotë të rastit, duke i rihetuar të gjitha rrethanat”, deklaroi Haradinaj.

Sot, Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte dë.nuar me 746 vjet burgim. Për veprën t.errorizëm ishin dën.uar gjithsej 37 persona, shumica shtetas të Kosovës.

Haradinaj dha edhe një premtim deri te familjarët, nëse merret vendimi përfundimtar për të bu.rgosurit e rastit në fjalë.

“Ua konfirmova atyre se sa më shpejt që merret vendimi përfundimtar, ne do ta u.shtrojmë të drejtën sipas marrëveshjes me shtetin fqinj, që djemtë tanë ta vu.ajnë dë.nimin në Kosovë”, deklaroi Haradinaj.

Në këtë rast gjyqësor bëhet fjalë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në ‘Lagjen e Trimave’, në Kumanovë.