Haradinaj përshëndet ndërrimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut

19

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se votimi për ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë Veriore, është një ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj.

Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqës së përhershme.

Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.