Haradinaj thotë se Vuçiq ndihet i fortë sepse Vjosa Osmani është e dobët

Advertisment

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiqit, i cili ka thënë se “nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, befasitë e shumta do ta presin atë”.

Në reagimin e bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se Vuçiqi ndihet i fortë sepse kemi një president të dobët në detyrë.

Reklame

“Ne kemi nevojë për një president i cili qëndron i fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë”, ka shkruar ai.