Haradinaj zbarkon në Shkup, ja kush e shoqëron

Ish-kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Shkupin. Nën shoqërinë e Ejup Halimit dhe kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, ai ka thënë se ka kaluar disa çaste në Çarshinë e VJETËR, njofton agjencia e lajmeve INA.

Haradinaj ka bërë të ditur se sot në Shkup ka ardhur me të mikut të tij Arsim Prapaniku.

Reklame

“Sot në Shkup, me ftesë të mikut tim Arsim Papraniku. Një biznesmen i suksesshëm, njëherit Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Maqedonin e Veriut. Arsimi me bizneset e tij ka investuar shumë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës”, është shprehur ai. (INA)

RH