Harrojnë COVID19, mijëra kinezë dynden në stacionet e trenit (video)

Advertisment

Edhe pse Kina është një nga vendet më të goditura nga pandemia COVID-19, mijëra qytetarët janë mbledhur në një stacion treni duke shkelur rregullat e distancimit social.

Në mediat e huaja janë publikuar pamje nga stacioni i qytetin Hefei të Kinës lindore të bllokuar nga udhëtarët që qëndronin pranë njëri tjetrit duke pritur trenat për të udhëtuar.

Reklame

Skena të ngjashme janë regjistruar dhe në qytete të tjera në të gjithë vendin, përfshirë dhe ish-epiqendrën e COVID-19, Wuhan.

Dyndjet e qytetarëve janë shkaktuar pasi Kina është në prag të festës së Ditës Kombëtare, një festë tetë ditore.

E njohur gjithashtu si Java e Artë e Tetorit, festa kombëtare, e cila ndërthur Ditën Kombëtare të Kinës dhe Festivalin e Mesit të Vjeshtës këtë vit, pritet të shënoj një numër të lartë turistësh pasi vendi po e merr veten gradualisht nga pasojat e koronavirusit.

Ndërkohë, sipas Ctrip, një platformë e madhe kineze e rezervimit të udhëtimeve, vlerësoi se më shumë se 600 milion udhëtime do të bëhen gjatë pushimeve tetë-ditore./ Opinion.al