Hasani: Gjendja e të lënduarve nga zjarri në spitalin e Tetovës është stabile

Zëvendës ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani ka deklaruar se gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile, informon portali “tetova1”.

“Të dhënat zyrtare të vd ekurve do të dalin shumë shpejtë, derisa prokurori dhe hetuesia është në vendin e ngjarjes nuk mund të themi një numër të saktë të vi ktimave”.

“Gjendja e tyre është stabile, por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione”.

Hasani tutje tha se mbi 20 pacient kanë qenë duke u trajtuar për COVID-19.

“Mbi 20 pacient me COVID-19 kanë qenë duke u shëruar në bazë të evidencës tonë, por përderisa hetuesia dhe prokurori nuk mund të them asgjë”./tetova1/