Hasani jep lajmin e hidhur, dy pacient në gjendje kritike njërin e humbëm mbrëmë

Drejtori i Qendrës Klinike për situata emergjente, Ilir Hasani ka kumtuar gjendjen shëndetësore të pacientëve të lënduar nga tragjedia në Rramanli.

Hasani tha se gjendja e dy grave është shumë e rëndë. Ai tha se dje fatkeqësisht e kanë humbur njërin nga pacientët që u shtrua për kurim, raporton TV21.

Reklame

“Për momentin, gjendja e dy grave është shumë e rëndë, janë në gjendje kritike, 80 për qind i trupit të tyre është i djegur.

Pacienti i tretë ka djegie afro 45 për qind të trupit. Djegiet janë të shkallës së tretë apo të dytë’, tha Hasani duke shtuar se që të tre pacientët për momentin me frymëmarrje artificiale.