Hashim Thaçi e jep “lajmin” nga Davosi: Albin Kurti do ta formojë qeverinë shumë shpejt

Advertisment

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Thaçi ka thënë për “Bloomberg” se pret që Albin Kurti ta krijojë “shumë shpejt” qeverinë e ardhshme të Kosovës.“Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO’s”, ka thënë Thaçi të martën, gjatë një interviste të dhënë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, Zvicër.