Hashim Thaçi injoron ftesën e Kurtit

Advertisment

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut, shkruan Gazeta Insajderi.

Kësisoj, ai ka injoruar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më herët i ka nisur ftesë zyrtare presidentit për takim konsultues për qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

Reklame

“Politika e Jashtme është ajo qe do të duhej të na bashkojë. Prezantimi sa më i denje i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh. Le ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë. Ju ftoj për sot në orën 12, 16 ose 17 e 30 min apo edhe ne mbrëmje që të takohemi e të dakordohemi se bashku për temat e për qëndrimet tona”, ka shkruar Kurti.

Por, Thaçi, është nisur më herët se kjo kohë e caktuar e Kurtit, për në Gjermani.

Në margjinat e kësaj konference, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera edhe me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Po ashtu, presidenti Thaçi në kuadër të kësaj konference do ta takojë edhe të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell