Hasim Memishi: Ministri i Kulturës nuk duhet të jep dorëheqje

55

Pas kërkesave të shumta publike që kërkonin dorëheqjen e ministrit Asaf Ademi, i fundit që ka reaguar ndaj kësaj është Hasim Memishi Sopi. Sipas tij ministri Ademi nuk duhet që të jep dorëheqje.

Memishi në profilin e tij në Facebook shkruan:

“Ministri i Kulturës NUK duhet të jep dorëheqje…

Edhe pse ka të pakënaqur nga konkursi vjetor i ministrisë së kulturës, Ministri NUK duhet të jep dorëheqje; për cilat projekte flitet në media, për cilët festivale? Për ata që nuk kanë mundur ta kalojnë as mahallën e vet? Festivale që i japin çmime njëri tjetrit për t’ja bërë qejfin vetvetes? Vërejtje ka dhe do të ketë, por para se të jep dorëheqje ministri i kulturës duhet të jep dorëheqje:

Ministri i shëndetësisë për gjendjen e mjerueshme në spitalet tona dhe skandalin me vaksinat e skaduara;

Zv.Kryeministri për çeshtje ekonomike për gjendjen e mjerueshme ekonomike;
Dorëheqje për ata që e çuan Nikollën në Budapest, nëse nuk e dinë kush janë duhet ti gjejnë sepse jeni shtet dhe për atë paguheni…

P.s: Unë nuk kam preferenca partiake, por flas si qytetar që dua ky vend të ec përpara.”