Havzija: Bu rgu i Tetovës me kushte moderne dhe programe risocializimi

Jam i emëruar për të menaxhuar me bu rgun e jo për të mbizotëruat këtu. Ne këtë e kemi dëshmuar me punën tonë si staf, si ekip, dhe gjithë këtë punë të ndershme, gjithë këtë investim, dhe krijim të kushteve më të mira për të burgosurit e argumentojmë me pamje, me foto, video shkruan ne Facebok drejtori i bu rgut te Tetoves, Qefali Havzija.

Faktet flasin vetë dhe të gjithë janë të dokumentuara. Me këtë veprim ne dëshirojmë që tu garantojmë familjeve pjesëtarët e të cilëve vuajnë dënimin në bu rgun e Tetovës, se ata në këtë institucion janë shëndosh e mirë, janë të inkuadruar në të gjitha programet e risocializimit, me ato punojnë edukatorët profesionist dhe suksesi do të jetë i dyanshëm.

Reklame

Është shumë normale që 10 për qind e kërkesave nuk janë realizuar një shifër kjo fare e vogël krahas punën dhe përmirësimit të kushteve që kemi bërë në këtë institucion.

Në anën tjetër në kontakt të vazhdueshëm jemi me të dënuarit dhe shumë mirë i kuptojmë hallet dhe brengat e tyre, dëshirat dhe realitetin që janë në një dimension tjetër. Për këtë kemi vendosur që të jermi transparent me punën që e bëjmë dhe ftojmë të gjithë ata që duan të shohin gjendjen e këtij institucioni, kushtet e të dënuarve, trajtimin, programet e ri-soacializmit mund të vizitojnë këtë institucion.

Dyert janë të hapura për secilin. Me respekt nga stafi udhëheqës i këtij institucioni që kohët e fundit është shndërruar në një institucion model në tërë rajonin shkruan drejtori i bu rgut ne Tetovë, Qefali Havzija.