Haxhi Krasniqi shpalos datën e luftës së ardhshme

Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi do zhvillojë sfidën e dytë ndaj Dominik Bosel, e vlevshme për titullin e kampionit të Botës.

Krasniqi e nokautoi Bosellin më 10 tetor 2020, duke u shpallur kampion i botës. Ndërsa, muajin tjetër, Krasniqi do luftojë që ta mbrojë këtë titull sërish ndaj gjermanit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haxhi Krasniqi konfirmoi ndeshjen e rikthimit më 9 tetor 2021, në Magdeburg të Gjermanisë.