Haziri: Të tjerët le të shohin ëndrra, Mustafa do të jetë kandidat për president

Advertisment

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës, u prononcuan se çështja e postit të presidentit mbetet të shihet në 2021-tën.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në ‘’Info Magazine’’, deklaroi se kjo çështje mbetet në mirëbesim mes dy liderëve. Haziri mohoi se do të jetë kandidat për president teksa tha se Isa Mustafa do të jetë kandidat për president.

Reklame

“Ne jemi pajtuar që dy liderët t’i japin zgjidhje çështjes së presidentit. Pra, është çështje e dy liderëve dhe kjo do të ndodhë në mirëbesim. Ne i kemi mbështet. Nuk do të doja të lakoj detaje sepse nuk e di atë që dy liderët e kanë formuluar. Por, nesër m’u mbajtë zgjedhje Mustafa është kandidati i LDK-së për president. Emri im dhe i askujt nuk është për kandidat. Le ta harrojnë që mund të jenë për kandidatë të gjithë ata që shohin ëndrra. Le ta harrojnë se nuk janë kandidatë. Kjo çështje do të zgjidhet në mirëbesim në mes Mustafës dhe Kurtit”./Periskopi/