Haziri uron Adriana Matoshin: Suksese në Lëvizjen e Kuqe, je njohur si mikroborgjeze

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi sot ka njoftuar se është regjistuar si deputete në Kuvendin e Kosovës.

“Për herë të parë u regjistrova si deputete e Kuvendit të Kosovës. Faleminderit për besimin e juaj, shpresoj për një të ardhme të ndritur pë t’gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara e suksese në të gjitha iniciativat!”, ka shkruar aktorja.

Në mesin e shumë urimeve dhe komenteve ishte edhe ai i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Suksese edhe nga unë! Uroj të keni suksese me Lëvizjen e Kuqe e të Majtët e Kosovës… në Gjilan je e njohur si mikroborgjeze kishe!”, ka shkruar Haziri në koment.