Helikopteri u rrëzua pranë Greqisë, NATO deklaron të pajetë 6 pjesëtarët e ekuipazhit (Foto)

Advertisment

NATO ka deklaruar të pajetë të 6 pjesëtarët e ekuipazhit kanadez që ndodheshin në helikopterin që u rrëzua në Detin Mesdhe.

Edhe pse deri më tani është gjetur vetëm trupi i njërit prej pjesëtarëve të ekuipazhit, mbijetesa e tyre është e pamundur.

Reklame

Pesë pjesëtarët e tjerë janë deklaruar të vdekur, edhe pse trupat e tyre ende nuk janë gjetur.

Operacioni i kërkim shpëtimit nisi të mërkurën, teksa ekspertët shprehen se është e pamundur që ata të jenë gjallë tha ministri kanadez i Mbrojtjes, shkruan meganews.al

Trupi i gjetur deri më tani i përket Lieutenant

Abbigail Cowbrough.

Ushtarët bënin pjesë në grupin Cyclone Sikorsky CH-148 dhe po kryenin një stërvitje ushtarake të NATO-s në Detin Mesdhe, në kufirin mes Italisë dhe Greqisë.

Helikopteri humbi komunikimin me qendrën teksa më pas shpërtheu në flakë menjëherë sapo hasi në ujë.

Në stërvitjet e NATO-s merrnin pjesë edhe Forca nga Italia, Turqia, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.