Heqja e ndihmës për fëmijën e tretë, kërçovari mesazh Zaevit (VIDEO)

Për tu bërë shfrytëzues i shtesës fëmijërore për fëmijën e tret, duhet të që të keni rrogë minimale. Këtë e parasheh ndryshimi i ligjit që u bë në mars të vitit 2020.

Kjo ka ndikuar që të bie dukshëm numri i shfrytëzuesve të kësaj ndihme. Sllagjan Gjoreski baba i 3 fëmijëve është njëri prej prindërve, kërkesa e të cilit është refuzuar për ta marrë këtë ndihme. Ai thotë se është refuzuar vetëm pse ka marrë rrogë pak më të lartë se minimalja.

“Kërkesën për fëmijë të tretë ma refuzuan për shkak se unë kam qenë i punësuar dhe kam marrë rrogë më të lartë se rroga minimale që është në shtetin tonë. Ne jetojmë 5 anëtar të familjes me rrogën që e marr vetëm unë. Unë bashkëshortja dhe kam tre fëmijë, binjakët i kemi nga 6 muaj dhe më i madhi është 2 vjet e 6 muaj. E kemi patjetër të luftojmë të jetojmë fëmijët duhet të hanë, por realisht as vetë nuk e di si do t’ia dalim”, u shpreh Sllagjan Gjoreski prind.