Heqje kapele për stafin mjekësor, kjo ishte mënyra se si ia shpëtuan jetën Christian Eriksenit

Një moment i tmerrshëm për të gjithë tifozët ndodhi në ndeshjen e Grupit B në EURO20 mes Kombëtares së Danimarkës dhe Finlandës.

Në minutën e 43’të, futbollisti Christian Eriksen ra në tokë pa ndjenja, meqë rast u dashtë ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor, shkruan IndeksOnline

Reklame

Ashtu sic mësohet nga mediat e huaja, Eriksenit iu kishin ndalur rrahjet e zemrës. Stafi mjekësor falë profesionalizmit e kuptoi shpejtë këtë dhe nxorën shokun elektrik për t’ia rikthyer rrahjet e zemrës dhe për t’ia shpëtuar jetën futbollistit të Interit.

Eriksen është larguar nga stadiumi i gjallë dhe me ndjenja. Ai është nisur për në spitalin më të afërt.

Kujtojmë që UEFA ka suspenduar përkohësisht ndeshjen mes Finlandës dhe Danimarkës./IndeksOnline/