Hetem Ramadani: Diabeti dhe kånceri janë të shërueshme (VIDEO)

Medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, duke komentuar deklaratat e mjekëve të cilët e kritikuan atë se po bënë konstatime jo të sakta, si ai që diabeti ka shërim, ka theksuar se këto deklarata i bën me përgjegjësi të plotë morale, ligjore dhe profesionale.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se sëmundjet të cilat nga mjekësia e cila njihet si konvencionale si kronike, kanë shërim.

Reklame

“Sipas doktorëve dhe kësaj mjekësie konvencionale, të gjitha sëmundjet kronike mund të menaxhohen, por asesi të shërohen.

“Ndërsa unë deklaroj se po këto sëmundje që të gjitha shërohen, duke përfshirë edhe kancerin, po me kusht në cilën fazë haset në të – që do të thotë varet prej kohës”, ka shtuar Ramadani.

Sipas tij, ai ka shumë raste që personat që kanë vuajtur nga kanceri, diabeti janë mjekuar duke i ndjekur recetat e tij.

“Ata që i përmbahen regjimit që unë e propozoj, që do të thotë përdorin atë që unë e quaj ushqim intelegjent, duke e kombinuar me meditim dhe aktivitet fizik, do të shërohen nga këto sëmundje”, ka shtuar ai.

Më tutje Ramadani ka folur për atë që njihet thuajse sëmundja e këtij shekulli, e cila po merr përmasa galoponte çdo ditë e më tepër, që është diabeti.

“Pesë përqind e popullësisë botërore janë të prekur nga diabeti i tipit 2, kjo vetëm në bazë të statistikave zyrtare, e që ato që nuk janë zyrtare ky numër mund të ndryshojë”, ka shtuar ai.