Jetimat e Ballkanit bëjnë me banesë Bafti Selmanin, Jusuf Alili nga Nerashti i dhuroi donacionin atij dhe 3 familjeve tjera për kulm mbi kokë

Jetimat e Ballkanit bëjnë me banesë Bafti Selmanin, Jusuf Alili nga Nerashti i dhuroi donacionin atij dhe 3 familjeve tjera për kulm mbi kokë

Bafti Islami është ish ushtar i UÇK-së, të cilin zoti përpos sprovave financiare zoti e ka sprovuar edhe me një djal i cili është i sëmurë dhe ka nevoj për shërim.

Reklame Custom Text

Halil Kastrati familjes së Bafti Selmanit i dhuroi çelsat e një banese të re në Ferizaj. “Ne nuk mund ta shpërblejmë mundin tënd asnjëherë, por ajo që mund ta bëjmë është streha jote” u shpreh Kastrati.

Halil Kastrati ka bërë të ditur se donator i vetëm i banesës për Bafti Selmanin është Jusuf Alili nga fshati Nerasht. “Jusuf Alili ka ardh dhe ka thanë se kam dëshirë me ti dhënë do mjete për me ble një banesë për një familje, shkoni shifeni, nëse e meriton blejani” është shprehur Kastrati.

Halil Kastrati ka bërë të ditur se vetëm në 2020, Jusuf Alili ka bërë me shtepi edhe tre familje tjera, dy në Kosovë dhe një në Maqedoni.

Jusuf Alili është afarist nga fshati Nerasht i Tetovës, i cili jeton dhe vepron në Zvicër