Hfz. Numan Selami i treti në Garat Kur’anore në Novi Pazar

Nën patronazhin e Meshihatit të Bashkësisë Islame të Sanxhakut, më datën 27 dhe 28 Nëntor 2021 u organizuan garat e pesta Ballkanike Kur’anore në disa disiplina siç janë, Hifz xhuzin Amme, hifz xhuzin Tebare. Hifz, pesë Xhuz, hifz pesëmbëdhjetë xhuz dhe hifz tërë Kur’anin.

Në këto gara mori pjesë edhe Bashkësia Fetare Islame e RMV me kandidatin garues e Hafizin Numan Selami, student në Fakultetin e Shkencave Islam në Shkup, i cili garoi në disiplinën hifz tërë Kur’anin, i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit për Arsim dhe Shkencë Prof. Jusuf ef. Zimeri, i cili përfaqësonte Rijasetin e BFI të RMV në këtë ngjarje.

Në disiplinën ku garoi kandidati i BFI Hfz. Numan Selami, morën pjesë rreth njëzet hafiza nga tërë regjioni dhe atë nga Bosna e Hercegovina, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Sanxhaku, etj. Në këto gara, përfaqësuesi i BFI-së Hfz. Numani u rangua në vendin e tretë.