Hidhet shorti i çerekfinales në Ligën e Kampionëve

Në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për çerekfinale në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Evropa. Në çerekfinale të futbollit elitar, do të ketë dy ndeshje derbi: Bajern Munih – PSZH dhe Real Madrid – Liverpull. Sfida në Munih është përsëritje e finales së fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa në takimet e tjera, Mançester Siti do të takohet me Borusia Dortmundin, ndërsa Porto sfidon Çellsin. Ndeshjet e zhvillohen më 6 dhe 7 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit janë një javë më pas. Ndërkohë është mësuar edhe orari i gjysëmfinales.

Fituesi i sfidës Bajern Munih – PSZH, përballet me fituesin e takimit Mançester Siti – Borusia Dortmund. Ndërkohë në gjysmëfinalen e dytë, do të takohen fituesit e përballjeve e ndeshjeve Porto-Çellsi dhe Real Madrid – Liverpull.

Në Ligën Evropa, reprezentuesit e Maqedonisë, Arian Ademi dhe Stefan Ristovski me Dinamo Zagrebin, e cila eliminoi Totenhamin në 1/8 e finales, në çerekfinale do të përballet me skuadrën e Viljarelit. Befasia e dytë e kësaj faze të Ligës Evropa, skuadra e Sllavia Pragës, do të jetë në transfertë përball skuadrës së Arsenalit.

Ndërkohë Ajaksi në terrenin e vet, do të sfidojë skuadrën e Romës, ndërsa Granada do të mirëpret “Djajtë e Kuq” nga Mançesteri. Në gjysmëfinale do të takohet fituesit e përballjeve: Granada-Man. Junajted dhe Ajaks – Roma, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë takohet fituesin e ndeshjeve: Dinamo Zagreb – Viljareal dhe Arsenal-Sllavia Praga. Sfidat e çerekfinales zhvillohen më 8 prill dhe 15 prill, ndërsa ato të gjysmëfinales janë planifikuar për 19 prill dhe 6 maj. Finalja e Ligës Evropa do të zhvillohet më 26 maj, në Gdanjsk të Polonisë.