Hisni Shaqiri president i Maqedonisë Veriore?!

47

Shaqiri, deputeti që braktisi Parlamentin dhe iu bashkua UÇK-së. Më 27 mars të vitit 2001, deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, Hisni Shaqiri braktisi Kuvendin e Maqedonisë, për tu bërë pjesë e sakrificës së popullit. Në këtë të shënuar Shaqiri, braktisi kolltukun e deputetit, sikur Hasan Prishtina që braktisi Kuvendin e Stambollit. Ai veshi uniformën çlirimtare duke pranuar sakrificën bashkë me popullin.

Kjo i dha jehonë edhe më të madhe lëvizjes çlirimtare si dhe ngjalli krenarinë dhe shpresën tek gjithë shqiptarët se kjo kryengritje e armatosur, po merrte trajtimin e duhur sidomos në sytë e ndërkombëtarëve, pas etiketimeve me terme jo të mira, si grup banditësh, apo edhe më keq terrorist, siç preferonte ta etiketonin UÇK-në deri atëherë pala maqedonase.

Deklarata se prej sot, pra më 27 marsh, mund të më gjeni në vijën e parë të frontit në Karadak të Kumanovës dhënë nga deputeti i asaj kohe Hisni Shaqiri, ndikoi edhe në shtimin e radhëve të UÇK-së me vullnetarë të shumtë.

Kjo ndryshoi plotësisht rrjedhën e zhvillimeve qoftë në fushëbeteja, qoftë në betejat politike, sidomos kur e kemi parasysh dështimin në Kalanë e Tetovës qe kishte ndodhur vetëm disa ditë para se deputeti i popullit të lëshonte përkohësisht betejën politike, për të vazhduar atë ushtarake.

Hisni Shaqiri në atë kohë me gjithë mundësinë që të merrte gradën e komandantit, ai u përcaktua të jetë vetëm ushtarë çlirimtarë. Ndërsa vet Shaqiri më pas do të deklaroj, krahas çështjes madhore kombëtare, në luftë më nxorri derdhja e gjakut të të rinjve shqiptarë më 14 mars në Kalanë e Tetovës dhe zonën e Karadakut, i cili
nuk duhej lejuar të shkonte huq.

Fatkeqëisht institucionet shqiptare asnjëherë nuk e kanë parë të arsyeshme ta kujtojnë këtë ditë si një mësim se si politikani duhet të rreshtohet gjithmonë në anën e kombit dhe të rezistencës kombetare. Hysni Shaqiri sot vazhdon të angazhohet për barazi të plotë juridiko-kushtetuese të shqiptarëve me maqedonasit nëpërmjet federalizimit të Maqedonisë./ina