Historia e pabesueshme: në Kolumbi skuadra zbriti në fushë me… 7 lojtarë

Advertisment
HTML Image as link

E pabesueshme ajo që ndodhi në Kolumbi dhe më saktësisht Rionegro Aguilas, një ekip që luan në kampionatin elitar amerikanojugor. Për shkak të një vatre infeksioni të Covid që shpërtheu ditët e fundit, ekipi e gjeti veten me lojtarët të numëruar, për sfidën e planifikuar për orët e fundit kundër Boyaca Chicò.

Megjithatë, Federata kolumbiane ka vendosur që gara të zhvillohet. Prandaj, Rionegro Aguilas u paraqit me lojtarët e vetëm që kishte në dispozicion: vetëm 7 nga të cilët 2 portierë.

Reklame

Çdo gjë është e dokumentuar më së miri përmes mediave sociale, ku ekipi, duke filluar nga grumbullimi, tregoi mosbesimin për atë që po ndodhte. Në fillim, Aguilas u rreshtua me skemën 2-1-2-1 dhe portierin e dytë në mbrojtje. Imazhet shkuan menjëherë nëpër botë me Marca dhe ESPN të cilët treguan këtë histori të pabesueshme.