Historia e pilotit shqiptar, si u rrëzova me avionin lu ftarak në malet e Shkupit

Advertisment

Memorie al publikon historinë e panjohur të pilotit Hasan Mete Shyti, i cili pasi ishte diplomuar në Pançevo të Jugosllavisë dhe Akademinë e Aviacionit të Bashkimit Sovjetik, shërbeu për më shumë se 30 vite si ushtarak me gradën e majorit në detyra të larta, si shef Shtabi i Regjimentit të Aviacionit dhe i Zbulimit Ajror në Mbrojtjen Kundërajrore të Shtetit, e pedagog në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu” në Tiranë.

Dëshmia e tij për ngjarjen e rrallë të ndodhur në majin e largët të vitit 1948, kur ai studjonte në Akademinë Ushtarake të Aviacionit në vëndin fqinjë, ku gjatë një stërvitje me avionin e tij u rrëzua në kodrat në periferi të qytetit të Shkupit dhe Komandanti i Regjimentit Ajror 113 të ar matës Jugosllave, Llazaravski i tha:

Reklame

”Kam marrë pjesë në lu ftën e Dytë Botërore dhe kam parë avionë të rrëzohen, por asnjëherë nuk do besoja të shikoja që të ngrihej piloti në këmbë…”

 

“Tekniku i avionit Sokrati që ishte shoku im, më lidhi aq fort në ndejtësen e pilotit, sa që kujtova se nuk do të lëvizja më dot për të kryer manovrimet e duhura në kabinën e aeroplanit. Ndërkohë në radio komandanti i skuadriljes, Stanisavleviç një serb propotent, më thërriste që të dilja në start. Pasi bëra tre pikjata, papritmas në pikjatën e katërt, motorri i avionit u ndal dhe helikat pushuan së rrotulluari.

Mendova se ishte difekt dhe sipas instruksionit duhet të gjeja një vend të shtruar jashtë aerodromit për tu ulur. Të hidhesha me parashutë ishte e pamundur, se nuk kisha lartësinë e duhur.

Duke u afruar me tokën, tërhoqa fort timonin nga vetja dhe aeroplani u përplas mbi një kodër. Sytë mu errën dhe i mbylla instiktivisht”.

Kështu e kujtonte Hasan Mete Shyti, një nga pionierët e Aviacionit lu ftarak shqiptar, atë ngjarje të largët ku jeta e tij ishte në “fije të perit” dhe askush nga kolegët e tij që nxituan për t’i ardhur në ndihmë, nuk do u besonte syve kur e panë atë se kishte shpëtuar i gjallë?!