Historia e rrallë e dollarit amerikan, monedha lindi në Çeki!

Advertisment

Dollari amerikan është monedha më e përdorur në botë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, 62% e rezervave financiare të planetit mbahen në dollarë amerikanë – më shumë se dyfishi i zotërimeve të huaja totale në euro, jenë e juanë të marra së bashku.

Tridhjetë e një kombe e kanë adoptuar atë si monedhën e tyre zyrtare ose i kanë emëruar paratë e tyre sipas saj; më shumë se 66 vende lidhin vlerën e monedhave të tyre me dollarin, dhe sot, pranohet në vende deri dhe në vende si Koreja e Veriut, Siberia dhe stacionet kërkimore në Polin e Veriut. Megjithatë, është një vend ku dollari amerikan “nuk pi ujë”: në qytetin e vogël cek të Jáchymov-it, dhe kjo është vërtet një ironi, sepse është pikërisht këtu, që dollari u krijua për herë të parë janarin e vitit 1520.

Reklame

Shumë prej njerëzve që jetojnë atje sot, nuk e dinë një gjë të tillë. Shumë kohë përpara se Yachymov të ekzistonte, në malet që ndanin Boheminë dhe Saksoninë e ditëve modern, bridhnin arinj e ujqër. Por kur në 1516-tën, atje u zbuluan sasi të mëdha argjendi, një prej fisnikëve vendas më në zë, konti Hieronymus Schlick e “krishteroi” zonën duke e quajtur “ Lugina e Joakimit”, shenjtorit mbrojtës lokal të minatorëve.

Në një epokë kur përmbajtja metalike e monedhave ishte përcaktuesi i vetëm i vlerës, Schlick bëri dy gjëra të zgjuara për të siguruar përhapjen dhe mbijetesën e monedhës së tij, thaler: i dha peshën dhe diametrin e monedhave Guldengroschen të përdorur në pjesën më të madhe të Europës qendrore të asaj periudhe, gjë që e bëri më të lehtë për mbretëritë fqinje ta pranonin atë. Dhe prodhoi më shumë monedha nga sa kishte parë bota ndonjëherë.

Qyteza e vogël u shndërrua shpejt ne qendrën më të madhe minerare të Europës, ndërsa Thaleri përgjatë 300 viteve që pasuan u përhap gjithandej. Në Danimarkë, Norvegji e Suedi nisën ta quajnë “daler”, në Islandë” dalur”n në Itali”talerro”, në Francë “jocandale”; ai u përhap deri në Afrikë, por në fund, ishte përcaktimi holandez leeuëendaler – dollari luan, apo daler shkurt, ai që i dha dollarit amerikan emrin me të cilin e njohim sot.

Top Channel