Historike/Në Çashkë bëhen bashkë për Këshill komunal BDI, ASH-AAA

Për herë të parë në historinë e vendit bëhen bashkë të gjitha partitë shqiptare për Këshillin komunal në komunën e Çashkës duke dalë me një listë të përbashkët, e me këtë rast BDI.

ASH dhe Alternativa përkrahin vetëm një kandidaturë për kryetar komune, atë të Suat Shaqirit nga BDI, pasiqë synohet fitorja në këtë komunë.

Ja njoftimi i tij:

Të ndëruar qytetar të komunës së Çashkës, të ndëruar miq e bashkëvendas. Pas përfundimit të perpilimit të listave për këshilltar komunal si dhe shpalljes së kandidaturave tashmë edhe zyrtarisht për kryetar të komunave, ju informojmë se në komunën tonë të gjitha partit shqiptare janë përcaktur që t’a mbështesin kandidaturen tonë si dhe te bashkohën në një listë për këshillin e komunës.
Suat Shaqiri – Kandidat për Kryetar të Komunës ( Bashkimi Demokratik Për Integrim -BDI).

Lista e këshilltarëve (Koalicion Lokal mes: Bashkimi Demokratik Për Integrim, Koalicioni Aleanca Për Shqiptarët dhe Alternativa)

Në listën e këshilltarëve janë përfshirë të gjitha vendbanimet tona, duke filluar me Jabollçishtën e Epërme, Jabollçishtë e Poshtme, Vranovca, Mellinca e shumë tjerë, çdo vendbanim do këtë përfaqësuesin e tyre i cili do e këtë për detyrë që ti shpalos kërkesat e qytëtareve dhe nevojat e vendit , të cilat së bashku do të mundohemi t’i zgjidhim në suaza të mundësive dhe kapaciteteve tona.