Holanda gjen “zgjidhjen”, si po përshtaten restorantet me realitetin e ri të pandemisë (FOTO)

Advertisment

Një restorant holandez beson se serat speciale të tij mund të jenë e ardhmja e ngrënies gjatë pandemisë koronavirus. “Biotoop” në ishullin Oosterdok në Amsterdam ka ngritur pesë “sera” ngrënie të ndara.

Reklame

Ata kanë prezantuar struktura mjaft të bukura qelqi, të cilat ndriçohen nga drita e shandanit. Me emrin “Serres Séparées”, që do të thotë ‘dhomë e veçantë’ në frëngjisht, restoranti shpreson se serrat do t’i lejojnë klientët të hanë në mënyrë të sigurt, ndërsa respektojnë rregullat e distancës sociale në mes të pandemisë.

Tani është duke i provuar ato, dhe planifikon t’i hapë ato me një menu plotësisht të bazuar në bimë, kur të lejohet. Kamerierët kalojnë pjatat nga një distancë e sigurt.

Restoranti do të lejojë vetëm njerëzit që janë duke ngrënë së bashku që jetojnë në të njëjtën shtëpi.