Pandemia e coronavirusit ka bërë që shumica e vendeve të aplikojnë masën e izolimit total, duke ia vështirësuar jetën qytetarëve.
Megjithatë, për disa këtë e kanë pranuar me sportivitet duke vendosur të jetojnë në “shtëpi me rrota” – të largojnë stresin dhe brengat e përditshme.
Në tetor të vitit të kaluar, Karstan Smith u kthye nga udhëtimi katër mujor nëpër Australi, ku së bashku me partneren Maksin dhe beben Zuri përshkuan me furgon 15 mijë kilometra.
Kur u kthyen në shtëpi, hodhën në mbeturina 90 për qind të rrobave, siguruan sendet e tjera të nevojshme dhe filluan planifikimin e aventurës së ardhshme familjare.
Karstan dhe Maksin janë përfaqësues të trendit të ri që po qarkullon nëpër rrjete sociale, dhe promovojnë thjeshtësinë e jetës në rrugë – #vanlife.
Iniciator i këtij trendi është Foster Huntington, dizajneri Ralf Lauren që për herë të parë publikoi fotografi nga udhëtimet e tij me këtë hashtag.
Dhjetë vite dhe 9.4 milionë postime më vonë, hashtagu u rrit brenda një stili të jetës së lirë dhe sharmante, me furgonë të modifikuar, jetë kjo të cilën e shijojnë në maksimum 20-vjeçarët.
Megjithatë, Karstan dhe Maksin vendosën këtë trend paksa ta ndryshojnë. Kur postimi i parë #vanlife u shfaq, ata tashmë kishin shkuar në Australi dhe Evropë – duke blerë një furgon të vitit 1971 me të cilin vendosën që sërish të vizitojnë Australinë.
12 vite, një martesë e transmetuar live në televizion dhe tetë furgonë të Volkswagen dhe aventura e tyre po vazhdon, kurse ardhja në jetë e vajzës së tyre gjatë vitit 2019 nuk ndryshoi asgjë në jetën e tyre – përveç dëshirës që ndjekësve në Instagram t’ju ofrojnë një fotografi të qartë të jetës së tyre nëpër rrugë.