Hoti e demanton Labin: Nuk i kemi lejuar dasmat, më 1 korrik bëjmë rivlerësimin e gjendjes

Advertisment

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi se Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.
Sipas tij, me datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj COVID-19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.

Hoti thotë se të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani, janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komisioni brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Reklame

“Kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat. Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të fillojmë me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit”, shkroi Hoti në Facebook.
Kurse mbrëmë këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi publikoi në facebook informacionin se dasmat në Kosovë do lejohen nga data 01 korrik.
Ja çka shkruante Labi:

“Dasmat sërish në vazhdimsi!
Urime dasmorë!
Kur bën mirë , gjen mirë!
Respekte për të gjithë juve dhe Zoti na ndihmoftë të gjithêve.
Pasi sêrish u lejuan dasmat apo mbrëmjet rinore e familjare , u jam mirënjohës atyre që protestuan me ne dhe kolegun tim Afrim Muqiqin i cili ka qenë shumë i angazhuar!

Po ashtu falenderim për ministrin Zemaj, për zv kryeministrin Besnik Tahirin dhe shoqatës së hotelierêve të Kosovês e të tjerë!
Nëse prap ka ndonjë ndryshim negativ lidhur me vendimin në fjalë, prap nga qeveria e mirëpres sepse shteti është mbi të gjitha.
Hapja fillon me datë 01.07.2020