Hoti: Në shtëpinë e bardhë nuk kam gjetur harta e thikka

Advertisment

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka parë as thika e as harta në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka folur në “Debat” te RTK.

Reklame

“Nuk kam gjetur as harta e as thika. Lërë që s’pati harta e thika po SHBA-ja angazhohet për fuqizim të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ashtu siç e bënë njëzet minuta pas përfundimit të ceremonisë (konfirmimi i njohjes nga Izraeli v.j.)”, ka thënë ai.

“Historikisht Vetëvendosje ka qenë gabim. Edhe kësaj radhe është gabim”.

Për thika dhe harta në Shtëpinë e Bardhë kishte folur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke aluduar në ndarjen e mundshme të Kosovës.