Hoti takon dhe falënderon biznesmenët, që siguruan 15 mijë teste për COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar një grup biznesmenësh tanë, në krye me Lazim Destanin e kompanisë “Ekolog”, i shoqëruar nga Remzi Ejupi, pronar i “Eurokohës” dhe Nazmi Viqa, nga “AWR Abbruch”.

Hoti bisedoi me ta për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë COVID- 19, si dhe për ndihmesën që mund të japin në këtë aspekt bizneset e bashkatdhetarëve tanë, njofton “Zeri.info”.

Reklame

Gjatë këtij takimi kryeministri ritheksoi se krahas menaxhimit të pandemisë COVID- 19, prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së re është rimëkëmbja ekonomike e vendit.

Ndërsa, përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora, të cilëve u printe Lazim Destani i kompanisë “Ekolog”, njëherësh president nderi i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Botë, pohuan se ata janë të gatshëm të investojnë dhe të ndihmojnë me tërë kapacitetet e tyre për të ndihmuar që të zbuten pasojat ekonomike të kësaj ekonomie.

Në këtë takim, po ashtu, të pranishëm ishin edhe Nazmi Viqa, nga “AWR Abbruch” GMBH, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Remzi Ejupi, pronar i “Eurokohës” dhe Skender Xhakaliu, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, falënderoi biznesmenët tanë, që këto ditë siguruan dhjetë mijë teste për COVID-19.