Hoxha: Ata që kalkulojnë me datën e zgjedhjeve duan të vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme

Advertisment

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, pas takimit mes liderëve politik thotë se ata që kalkulojnë me datën e zgjedhjeve duan të vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme.

“Urdhëresa me fuqi ligjore e cila është sjellë nga Qeveria më datë 22.03.2020 nuk anulon procesin zgjedhor por thjesht e ndërpren këtë proces duke urdhëruar KSHZ që të ruaj gjitha materialet të cilat janë grumbulluar deri në ditën e ndërprerjes së procesit zgjedhor. Në të njejtën kohë në këtë urdhërese thuhet se procesi zgjedhor duhet të vazhdojë ditën e parë që nga përfundimi i gjendjes të jashtëzakonshme.

Reklame

Opinioni duhet të din se sa më gjatë prolongohen zgjedhjet aq më gjatë zgjatet gjendja e jashtëzakonshme dhe këtë gjë duhet ta sqarojnë partitë politike të cilat kalkulojnë prolongimin e datave për zgjedhje.

Prandaj qendrimi Lëvizjes BESA është që sa më shpejt të kthehemi në normalitet duke hequr gjendjen e jashtëzakonshme, të mbahen zgjedhjet sipas afateve të parapara në urdhëresën me fuqi ligjore dhe shteti të fuqizojë institucionet e veta me një mandat të plotë politik. Sa për sqarim, gjitha partitë politikë kur u dakorduan për ndërprerje të procesit zgjedhor u dakorduam edhe për vazhdimin e të njejtit konform asaj që parashikon edhe urdhëresa me fuqi ligjore” ka shkruar Hoxha.

Ndryshe liderët e të gjithë partive politike sot nuk u morrën vesh për një datë të mundshme për zgjedhjet parlamentare./TS/