Hoxha: BESA në opozitë, nëse gjitha partitë shqiptare futen në Qeveri!

Advertisment

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha, mban qëndrim se shqiptarët duhet të kenë edhe opozitë, e ko vetëm parti në pushtet. Ai nuk përjashton mundësinë që personalisht të lobojë që Levizjea Besa të kalojë në opozitë, nëse gjitha partitë shqiptare përfshihen në Qeveri.

“Konform verdiktit të sovranit, duhet që detyrimisht shqiptarët të kenë opsion opozitar, ndërsa unë personalisht mund të them se nëse gjitha partitë shqiptare duan të bëhen pjesë e Qeverisë, me bindje të plotë do të kisha lobuar brenda subjektit politik ku edhe veproj, Lëvizjes BESA, që edhe përkundër faktit se jemi fitues dhe që siguruam mandatin e koalicionit “MUNDEMI”, të shqyrtohet mundësia që me deputetët tonë të kalojmë në opozitë dhe mos të lejojmë që shqiptarët të mbeten pa opozitë në vend”, shkruan Hoxha.