Hoxha: Janë ndarë 25 milion denarë për subvencione kapitale në Bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha nëpërmjet facebookut ka bërë të ditur se për këtë vit janë ndarë 25 milion denarë për subvencione kapitale, për projekt i cili synon përmirësimin e qasjes në tokë të punueshme në zonat e aktivitetit intensiv bujqësor.

Këtë mjete do ndihmojnë përmirësimin e qasjes në fusha për të gjithë fermerët, veçanërisht aty ku infrastruktura aktuale nuk është në nivel të kënaqshëm .

Reklame

Gjithashtu në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë është publikuar Thirrje Publike për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e këtyre fondeve.