Hoxha, oferta e Aleancës e pakuptueshme dhe e paqartë

Advertisment

Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa pas ofertës së pazbardhur të Aleancës për Shqiptarët për koalicion të mundshëm trepalësh, ripërsëriti se si subjekt politik janë për një bashkëpunim parazgjedhor.

Hoxha theksoi se deklarata e mbrëmshme të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për një vendim brenda 48 orëve janë jo serioze dhe paraqesin ultimatum.

Reklame

“Në bazë të një oferte publike të Aleancës për Shqiptarët prej para një muaji e më shumë qysh më 8 janar të këtij viti, Kryesia Qendrore e Lëvizjes Besa solli vendim për të pranuar mundësinë e bashkëpunimit trepalësh komfor ofertës së Aleancës.

 

Ne ende nuk kemi marrë përgjigje për takim trepalësh. Ne një ofertë publike përmes mediave, në formë ultimatumi që për ne nuk është i kuptueshëm dhe i qartë, Aleanca bëri thirrje për koalicion”-tha mes tjerash Hoxha.