Hoxha, ka një muaj që nuk ka pasur takim në mes Lëvizjes BESA dhe ASHsë

Advertisment

Ka një muaj që nuk jemi takuar me përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët. Kështu tha Arjanit Hoxha duke iu përgjigjur pyetjes së Tv21 se kur janë takuar për herë të fundit.

Ai tha se në takimin e fundit me ASHnë, Lëvizja Besa u ka kërkuar që të ketë prezent edhe përfaqësues të Alternativës në takim.

Reklame

Hoxha theksoi se deklarata e mbrëmshme të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për një vendim brenda 48 orëve janë jo serioze dhe paraqesin ultimatum.

“Në bazë të një oferte publike të Aleancës për Shqiptarët prej para një muaji e më shumë qysh më 8 janar të këtij viti, Kryesia Qendrore e Lëvizjes Besa solli vendim për të pranuar mundësinë e bashkëpunimit trepalësh komfor ofertës së Aleancës.

 

Ne ende nuk kemi marrë përgjigje për takim trepalësh. Ne një ofertë publike përmes mediave, në formë ultimatumi që për ne nuk është i kuptueshëm dhe i qartë, Aleanca bëri thirrje për koalicion”tha mes tjerash Hoxha.