Hoxha këshillon prindërit: Martoni fëmijët sa më të rinj ruani nderin e familjes

Advertisment

Imami nga Shkupi Omer Bajrami ka thënë se të rinjtë duhet të martohen të rinj në mënyrë që të ruajnë nderin e familjes së tyre.

Imamët e xhamive të ndryshme shqiptare jo rrallëherë japin deklarata të tilla që në fakt nuk janë aspak edukative siç thonë ata nëpër ligjeratat e tyre. Bajrami përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se të rinj duhet të martohen sa më herët në mënyrë që të ruajnë nderin e familjes. “Prindi e ka përgjegjësi që ta ruaj nderin e djalit apo vajzës së tij. E mënyra më e mirë për një gjë të tillë është martesa e të rinjëve sa më herët”, ka shkruar Omer Hoxha.

Reklame

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Disa prej prindërve e kujtojnë rininë në kohën e tyre dhe i vonojnë nga martesa fëmijët e tyre, duke mos e kuptuar realitetin e fitnes së përhapur nga të gjitha anët. Prindi e ka përgjegjësi që ta ruaj nderin e djalit apo vajzës së tij. E mënyra më e mirë për një gjë të tillë është martesa e të rinjëve sa më herët.