Hoxha: Lëvizja Besa do garoj e vetme dhe do jetë fituese e zgjedhjeve lokale

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha në ClickPlus njoftoi se partia e tij, do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale, ndërkohë që shprehu bindjen se do të jetë edhe fituese.

“Hipotetikisht, koncepti dhe fryma që do ta instalojë Lëvizja BESA do të jetë fituese. Dhe e vetme. Këtë mund ta them”, tha Hoxha.

Ndërkaq nuk ka zbuluar, se nëse koalicioni qeveritar do të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale, pasi siç deklaroi disa herë, për momentin është duke u realizuar procesi i brendshëm partiak.

“Ne nuk mund të bëhemi se nuk i shohim punët. Ne po ndajmë pushtet me BDI-në dhe nuk është diçka që po imponohet diçka tjetër, dhe nuk po thuhet. Atë që e thash në fillim, ne kemi nisur një proces të brendshëm partiak. Ky proces ka pasur të bëjë me rifreskimin e partisë, që i ka paraprirë një procesi të riorganizimit”, tha Hoxha.