Hoxha: Mos u shqetësoni, komunikimi midis LSDM dhe BESA është i rregullt për çdo ditë

Advertisment

Për ta informuar drejt opinionin publik, dje pas takimeve të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev me kryetarët e partive të tjera politike, ne patëm një takim të përbashkët, të rregullt për të shkëmbyer mendime se si duhet të duket shumica e re qeverisëse e udhëhequr nga mandatari Zoran Zaev.

Ne nuk mund ta kuptojmë kuriozitetin e disa partive që përmes mediave/portaleve të tyre “shqetësohen” për pozicionin e Lëvizjes BESA, prandaj ne ju themi publikisht se komunikimi midis LSDM-së dhe BESA-s është i rregullt për çdo ditë, në të gjitha nivelet, si ato zyrtare ashtu edhe joformale.

Reklame

Disa parti politike duhet të kujdesen më shumë për pozicionet e tyre dhe jo për Lëvizjen BESA, megjithëse “kuriozitetin” dhe “shqetsimin” e tyre do ta kemi parasysh në momentet vendimtare kur duhet të vendosim për një partneritet në qeverinë e ardhshme.