Hoxha nga Drenica: Ka pas dhe ndoshta ka ende hoxhollarë në shërbim të UDB-së, KGB-së dhe CIA-së

Advertisment

Osman Musliu hoxha nga komuna e Drenasit në një postim të tij në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të Ibrahim Kadriut dhe Agim Musliut.

Në një reagim të tij, siҫ e quan Musliu, ‘për hir të Ramazanit’, ai thotë se ka pasur dhe ndoshta ka ende hoxhollarë në shërbim të UDB-së jugosllave, KGB-së ruse e CIA-së amerikane.

Reklame

Postimi i plotë (pa ndërhyrjen e redaksisë):

Reagim i vogël per hirë te Ramazanit…!

Ishte thënë para shumë dekadash nga ky farë Ibrahimi Kadtiu në vazhdën e propagandës së regjimit të atëhershëm, rasad komunisto -jugosllav edhe disa sikur në para disa ditëve në emisionin “Oxygen” te Besim Dina nga “eksperti per siguri” Agim Musliu i cili tha se në vitet 1945, 1965-67 dhe 1992 e këndej se ka pas:

“Hoxhallarë Rus”….

Kjo është një RREN e M A A A A A D H E e këtij zotërie dhe shume idiotëve sikur këta kemi njohuri se ka pas e ndoshta edhe ka ende hoxhallarë ne shërbim te UDB jugosllave, ndoshta edhe KGB-se- Ruse, CIA-as Amerikane e dreqit e të birit. Siç thotë populli ashtu siç ka pas edhe gazetar, redaktor apo drejtues, mësues, arsimtar, profesorë, shkrimtarë, politikan, këngëtarë, artistë, bujq, tregtar, dhe nga te gjitha shtresat e shoqeris shqiptare; këtë nuk e përjashtoj asnjëherë.

Mirëpo të thuash hoxhë Rus pa përmend emrin e personit xhaminë dhe kohe kjo është luftë speciale ndaj fesë Islame e këtij matrapazi dhe argati të dreqit sikur edhe e shumë matrapazëve dhe argatëve të dreqit nga soji i tyre.

E kam takuar këtë farë shkrimtari në Restoranın Rings në Prishtinë, kur i dhuroj një shokut tim këtë “Roman” si dhurate gjersa filloi të fliste për romanin dhe e shpjegoi në prezencën time kete “ngjarje” shkurt RREN. Atëherë i kam thëne dhe prapë po i them atij mos të shpifë dhe trilloj rrena të KOMUNIZMIT JUGOSLLAV as ti dhe aas soji i juaj sepse ky është një trillim dhe poshtërsi e llojit të tij dhe rasadit komunisto-serbo jugosllav.