Hoxha nga Saraji: Lutuni te Allahu, por dëgjoni edhe mjekët

Advertisment

Imami, Abdulbesir Neziri i cili disa vite drejton xhamin Blu ne Ancona te Italise i ka komentuar ngjarjet e fundit ne lidhje me virusin vdekjeprurese. Ai apelon tek qytetaret qe te mbeshtesen Zotit, por padyshim te respektojne rekamandimet e mjekeve. Ndryshe,imami Neziri vjen nga Saraji i Shkupit, eshte kendues i mrrekulleshem i Kuranit famelarte dhe ilahijeve te ndryshme.

Njerëzimi kudo në botë gjatë muajve të fundit gjindet para një sprove të madhe. Në këtë sprovë padyshim se gjinden edhe vëllezërit tanë në Maqedoni.

Reklame

Bëhet fjalë për sprovën me virusin vdekjeprurës COVID 19. Është shqetësuese kur dëgjojm çdo ditë se infektohen shumë vëllezër musliman në Maqedoni, madje disa prej tyre ndërrojn jetë.

Në këtë situat padyshim se fjalën e parë dhe të fundit që duhet të ndëgjohen janë njerëzit më kompetent, mjekët infektolog, epidemiolog dhe profile të tjera. Vetëm këta kanë mësuar me vite që të menaxhojn sëmundjet, të japin terapi të duhur e cila shpëton jetë njerëzish.

Ndërsa ne, si misionar të Fesë Islame duhet që ti ndëgjojmë urdhërat e mjekëve dhe bashkarisht të tejkalojmë këtë sprovë të madhe të vitit 2020.

Vëllezërve musliman dhe të gjithë të prekurve nga ky virus ju dëshirojmë shërim të shpejt me një apel vëllazëror për të gjithë të tjerët që pa panik të respektojnë rekomandimet e zyrtarëve, ndërsa çdo ditë të ushqehën shëndetshëm, të merren me aktivitete fizike dhe padyshim që ti përkulen dhe ti mbështeten Zotit.

Padyshim se i madhi Zot bën mrrekulli, ndërsa njerëzit duhen vetëm të bëjnë punën e tyre që të jenë të vetëdijshëm që mos të hyjnë në rreziqe pa nevojë. E kam fjalën që mos të merren me teori konspiracionesh.

Me respektin më të madh përmes këtij mesazhi dua që të vlerësoi lartë punën e mjekëve, ndërsa besimtarët dhe qytetarët të ndërgjegjësohen.