Hoxha: Nuk i kemi shtrirë dorën ASHsë se jemi më të dobët, por se e duam ndryshimin

Advertisment

Pasi sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i tha Tv21 se përfundimisht është vendosur se nuk do të ketë koalicion trepalësh, ka reaguar Lëvizja Besa.

Nëpërmes një konference, Ajranit Hoxha nga Besa tha se opinioni është në pr itje të një koalicioni opozitarë dhe pohoi se Lëvizja Besa i ka shtrirë dorën Aleancës për të vetmin qëllim, që të sillet ndryshimi.

Reklame

“Edhe përkundër imponimeve dhe demonstrimit të fo rcës nga partitë e tjera politike, Lëvizja Besa vazhdoj me qetësi dhe maturi të mbajë qëndrimin e sajë opozitar, duke shtrirë dorën e bashkëpunimit ndaj Aleancës për Shqiptarët, duke pranuar atë si udhëheqëse të një procesi opozitarë dhe e gjithë kjo, jo për shkak se jemi më të dobët politikisht. Por sepse e kemi seriozisht përpjekjen dhe bindjen që ta sjellim ndryshimin ”, deklaroi Hoxha.

 

Më tutje Hoxha tha se Lëvizja Besa ka treguar, pjekuri dhe tolerancë politike me të vetmen arsye, të mos vr asim shpresën e qytetarëve, që sipas Hoxhës, me shumicë absolute që nga viti 2016të, përkrahin politikat e opozitës shqiptare apo thënë ndryshe, duan t’i ndëshkojnë politikat e gabuara të BDIsë.