Hoxha: Po ndihmojmë që të blihet sasi sa më e madhe e rrushit që t’i shmangemi më të keqes

Advertisment

Cilësia e rrushit këtë vit nuk është e tillë siç prisnim dhe për shkak të rrethanave natyrore në vreshtari ka thuajse fatkeqësi elementare, por me masat që i ndërmori Qeveria të gjithë vreshtarët që do ta dorëzojnë rrushin i fitojnë tetë denarë nga shteti, nëse merren parasysh të gjitha masat së bashku si dhe ajo që do ta fitojnë nga blerësit, porositi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha.

“Ndodhemi në një situatë e cila nuk varet shumë nga faktori njeri sa varet nga rrethanat natyrore. Përmes masave që i kemi ndërmarrë si Qeveri kemi arritur deri diku të dalim në ndihmë që të mos ndodhë më e keqja. Nëse nuk ndërmarrim asgjë rrushi i cili është nën cilësinë e duhur dhe pa pjekurinë teknologjike do duhej të mbetej në vreshta, ndërsa ky do të ishte problem i madh”, tha Hoxha në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për shtyp.

Reklame

Theksoi se gjatë dhjetë ditëve të kaluara tri herë ka qenë në Kavadar.

“Jemi duke e ndjekur situatën dhe çdo ditë jemi në kontakt me Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, i cili është i pranishëm në vendngjarje dhe po bëjmë përpjekje maksimale, por edhe ne edhe vreshtarët jemi të vetëdijshëm për situatën dhe përmes dialogut dhe partneritetit me kantinat e verës po ndihmojmë që të blihet sasi sa më e madhe e rrushit që t’i shmangemi skenarit më të keq”, potencoi Hoxha. shk