Hoxha: Ne nuk duam të jemi ‘bosa’ të opozitës, por të punojmë në interes të shqiptarve

Advertisment

Arjanit Hoxha, sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA në një postim në Facebook ka shkruar se qëllimi i Lëvizjes BESA nuk është vetëm ta rrëzojë BDI-në, por edhe t’a sjellë ndryshimin. Madje Hoxha shkruan se qëllimi ynë nuk është të jemi ‘bosat’ e opozitës.
“Ne, në Lëvizjen BESA i kemi pastrur disa dilema:

E para: Qëllimi jonë është të sjellim ndryshim në qeverisjen e ardhëshme por edhe të ndryshojë perceptimin ndaj politikës dhe politik-bërjes. Pra, qëllimi jonë është të luftojmë krimin dhe korrupsionin, të garantojmë shtetin e së drejtës, duke treguar se profesionistët do jenë të lirë të dëshmohen në sferën e tyre, ndërsa hajnat e pushtetit do të përfundojnë në burg.

Reklame

E dyta: Lufta jonë nuk është që të jemi të dytët apo “boss-i” i opozitës, por kemi për qëllim që përmes legjitimitetit politik të fituar nga shqiptarët të punojmë në interes dhe në të mirë të shqiptarëve. Ne, e themi hapur, synimi jonë është të marrim pushtetin që t’i shërbejmë shqiptarëve dhe të jeni të bindur se kjo do ndodhë pas 12 Prillit.
#KohaPërVeprim #KohaPërNdryshim #meBESË”