Hoxha: Sjellja e ekipit të ministrit të MPB-së ndaj gazetarit Saliu, e patolerueshme

Advertisment

Sjellja e ekipit të ministrit të MPB-së, Naqe Çulev ndaj gazetarit të TV KLAN, Furkan Saliu është cilësuar si akt i patolerueshme nga Lëvizja Besa.

Sekretari i kësaj partie, Arianit Hoxha përmes një stautsi në rrjetin social Facebook shkruan se aktet e tilla të ekipit të ministrit sjellin në kujtesë veprimet e regjimit të kaluar.

Reklame

“Pamjet e postuara nga gazetari Furkan Saliu për fat të keq rikthejnë kujtesën e regjimit të kaluar, i cili nuk dallonte aspak nga forma e trajtimit të gazetarëve krahasuar me mënyren se si është trajtuar sot gazetari Furkan Saliu. Na pëlqen ose jo ne politikanëve, puna që bëjnë gazetarët si Furkan Saliu duhet të na shërbejë për të qenë të kujdesshëm, të matur dhe të reflektojmë duke mësuar dhe përmirësuar nga gabimet. Nësë këtë ende nuk e ka mësuar ministri Çulev dhe partia e tij atëherë ende dëshmojnë se nuk janë të gatshëm të shkëputen nga historia regjimit të errët që të gjithë e kemi ende të freskët në kujtesën tonë”, shkruan Hoxha në Facebook.

Gjatë ditës së sotme teksa zhvillohej ceremonia e përvjetorit të themelimit të Policisë së Maqedonisë së Veriut, pjestarë të sigurimit të ministrit Çulev kërcënuan gazetarin Furkan Saliu.