Hoxha, Sulejmani, Dimitrov, Shekerinska dhe Carovska – në apanazhë

Tre ish ministra dhe një zëvendësministër kanë kërkuar që t’u paguhet apanazhë nga buxheti shtetëror i Maqedonisë së Veriut, bëjnë të ditur për TV21 nga Kuvendi.

Komisioni kuvendor javën e kaluar ka aprovuar apanazhën për ish ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha dhe bashkëpartiakun e tij nga Lëvizja Besa, ish ministrin e Kulturës, Sedat Sulejmani.

Reklame

Që të dy kanë apanazhë për 9 muaj.

Ndërkaq, kërkesë për apanazhë kanë parashtruar edhe ish funksionarët nga radhët e LSDM-së. Ish zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ish ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ish ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Sipas Ligjit, apanazha kap vlerën e rrogës që e ka pasur funksionari derisa e ka kryer funksionin./TV21