Hoxhaj uron VV-në për fitoren: Nuk do jemi në qeveri me ta

Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka uruar Vetëvendsojen për fitoren në zgjedhjet parlamentare në vend.Ai ka deklaruar që për shkak të dallimeve nuk do jenë pjesë e Qeverisë me VV-në, përcjellë Gazeta Blic.

Kosova ka demokraci të konsoliduar dhe të fortë, u treguam shembull për vendet e rajonit. Qytetarët folën dhe duhet të respektohet. Vetëvendosja doli e para dhe PDK e dyta, ne e pranuam si të tillë. Dua ta uroj Vetëvendsojen për rezultatin dhe i ftoj që të punojnë në forcimin e shtetit. Ne nuk do jemi në Qeveri me VV-në sepse kemi dallime por i ftojmë për bashkëpunim”, deklaroi ai në konferencë për media.